PD publikon videon: Inceneratori i Fierit sot duhet të ishte skenë krimi!

Shqipëria

PD publikon videon: Inceneratori i Fierit sot duhet të ishte skenë krimi!

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 17:49
Dhurata Cupi

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Cupi ka denoncuar sërish aferën e inceneratorit të Fierit.

Cupi ka publikaur një video ndërsa shkruan se inceneratori i Fierit sot duhet të ishte skenë krimi.

Ajo thekson se pagesat ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve duhet të ishin para drejtësisë duke nisur me Edi Ramën.

“Inceneratori i Fierit sot duhet të ishte skenë krimi, pagesat duhet të kishin ndaluar dhe ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve të ishin para drejtësisë duke nisur me Edi Ramën. 28 mln euro janë shpenzuar për inceneratorin e Fierit dhe në të nuk përpunohet asnjë mbetje, ndërkohë që duhet të kishte përfunduar 3 vite me parë!

Çdo ditë shqiptarët po shohin se si akuzat e PD për vjedhjen me inceneratorët po vërtetohen. Shqipëria është sot vendi më i korruptuar i Europës. Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”- shkruan ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat