Specialistët për Hetimin e Krimeve në Postën e Policisë Klos, arrestuan sot në flagrancë shtetasin Xh. R., (28), banues në Klos.
Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, 21-vjeçare.
Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, kanë shpallur në kërkim shtetasin V. S., 35-vjeç, banues në Bulqizë, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, 67-vjeçare.
Materialet i kaluan prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme, njofton Policia e Shtetit.