Partia Demokratike e kryesuar nga Lulzim Basha mbledh mëngjesin e sotëm Grupin Parlamentar.
Në fokus të kësaj mbledhjeje do të jetë pikërisht tema kryesore e seancës së sotme plenare për votimin e zgjatjes së afateve të Vettingut.
Deputetët e PD-së nuk kanë dashur që të shprehen publikisht rreth faktit nëse do të votojnë pro apo kundër këtyre ndryshimeve.
Kujtojmë se ka qenë Partia Socialiste, e cila ka kërkuar të zgjaten afatet e Vettingut, nismë kjo e mbështetur edhe nga ndërkombëtarët, që nga ana e tyre, kërkojnë rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.