Kryetari i Partisë Demokratike i ka kujtuar ministrit të Drejtësisë, ish-kolegun e tij tashmë të dënuar Saimir Tahiri.
Basha: Tani e kuptoj pse është e rëndësishme të mos të lemë horrat dhe banditët që kanë sjellë bedelët e tyre në parlament që të festojnë një ditë kur misioni ndërkombëtar i monitorimit largohet dhe gjyqtarët dhe prokurorët, jo 50-60% sic i lajmëron Ulsi me Imerin ti emërojnë këta.
Dibra është një krim i pagjykuar, ky që i premtonte hajdutit të votave promovimin është promovuar vetë
Ia kam thënë edhe ambasadorëve që e kanë për detyrë ta takojnë ministrin e drejtësisë, edhe pse ajo është shndërruar në republikë bananesh.
Ai që sot është ministër drejtësisë duhet të ishte arrestuar në atë që zbardhi Bild. Drejtësia mund të vonojë, por nuk mungon. Kujtohu pak për ish- kolegun tënd ministrin e brendshëm dhe kapërdisjen e ti,. Maj më majë, rrugë më rrugë dhe shesh më shesh. Mendohu mirë Ulsi Manja se për momentin mund të duket vetja i përkëdhelur, por do të vijë dita që do të japësh llogari edhe ti me pjesën tjetër të bandës për dosjen 184.