Lulzim Basha përplaset me gazetaren e njohur: Nëse s’të pëlqen, merr kamerën dhe largohu!

Shqipëria

Lulzim Basha përplaset me gazetaren e njohur: Nëse s’të pëlqen, merr kamerën dhe largohu!

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 19:09
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur pas dëshmisë së dhënë për prokurorët belgë në SPAK lidhur me çështjen e “Toyota Yaris”.

Por përpara kësaj, ai po mbante fjalim politik duke shmangur çështjen për të cilën ishin mbledhur gazetarët. Kjo solli dhe "përplasjen e tij" me gazetaren Klodiana Lala.

Klodiana Lala: Nuk jemi këtu për deklarata politike. Po pyesim për rolin tënd brenda SPAK me prokurorët belgë, çfarë ndodhi për më shumë se dy orë.

Lulzim Basha: Kjo është e vërteta ime, nëse nuk të pëlqen merr kamerën dhe largohu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat