Ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca, ka përshëndetur votimin e zgjatjes së mandatit të vettingut.
“Sot Parlamenti i Shqipërisë tregoi vendosmëri të fortë ndërpartiake për të ecur përpara drejt anëtarësimit! Urime deputetëve të forcave politike që votuan sot për zgjatjen e vettingut, një moment historik vendimtar drejt përfundimit të reformës në drejtësi”.
“Kjo ishte një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE. E rëndësishme që organet e vettingut të vazhdojnë punën e tyre, me profesionalizëm dhe integritet më të lartë, për të siguruar një finalizim të suksesshëm dhe të shpejtë të procesit.
Përshëndes gjithashtu vendimet e rëndësishme të marra nga Kuvendi për të çuar përpara në komisionet për punën e Reformës Zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ ODIHR, si dhe për reformën territoriale, duke ruajtur arritjet e arritura deri më tani”, shkruan ai.