Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, banori i “5 majit” Elson Marku u shpreh se nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar dhe këtë gjë e dëshmon me dëshmi penaliteti.
Ndërkohë, ai shton se që 17 vjeç është larguar me skaf nga Shqipëria dhe ka punuar për vite, e në vitin 2012 vëllait të tij i është gjetur një gram kokainë.
Elson Marku: Nuk kam qenë ndonjëherë i dënuar.
E vërtetoj me dëshminë e penalitetit. Kur ia kthen fjalën një pushtetari të vijnë një mori akuzash. 17 vjeç jam larguar me skaf nga Shqipëria dhe kam punuar për vite, në 2012 vëllait tim i është gjetur një gram kokainë.
Sulmet ndaj meje politike, ngaqë nuk ndryshoj bindje politike më quajnë kriminel. Ne kemi ardhur nga veriu, por nuk jemi zaptues. Kemi blerë magazinat e vjetra.