Gjyqtari Ardian Hajdari ka qenë sot në SPAK, si i pandehur, ku është marrë në pyetje.
Gjyqtari është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mesditën e sotme, ku është marrë në pyetje.
Kujtojmë se Ardian Hajdari është anëtari i dytë i Kolegjit që pezullohet, pas Luan Dacit, i cili dhe u shkarkua pasi u deklarua fajtor me vendim të formës për falsifikim të formularit të aplikimit për një pozicion në institucionet e vetingut.
Hajdari akuzohet për fshehje pasurie.