Një shtetas që ndodhej në paraburgimin e IEVP Drenovë ka ndërruar jetë në spital.
Burime për Ora News bëjnë me dije se gjatë orëve të natës, Ymer Bejkolli ka shfaqur shqetësime dhe pas disa orësh në spital ka ndërruar jetë.
Ai ishte arrestuar për vjedhjen e disa objekteve të kultit si Kishë e xhami në Korçë.
Trupi do t'i nënshtrohet ekspertizës, raporton Ora News.