Deputeti i Komisionit të Rithemelimit, Luan Baçi, tha se një ditë më parë, bojkotuan votimin në Kuvend për zgjatjen e afateve të vettingut për shkak të marrëveshjes Rama-Basha.
Baçi e quan votimin e djeshëm një fasadë pasi vendimi ishte marrë më herët nga kreu i PD me kreun e qeverisë.
“Votimi u bë para se të mbaronin diskutimet e deputetëve, se ishte bërë marrëveshja mes Bashës dhe Ramës dhe do miratohej kjo. Nuk ja vlente të rritje në atë votim. Ishte vendim i marrë. Marrëveshje e vazhdueshme e Bashës dhe Ramës, të gjithë në favor të tyre për reformat që duan. Ishte një paravendim, marrëveshje, Basha e ka pa kushte. I thanë, ato deputetë që janë me ty, do vijnë dhe të votojnë me sy mbyllur. Më vjen keq se thuhet u votua se e thanë ndërkombëtarët. Këto të fundit kanë rëndësi të veçantë. Por janë pro diskutimeve e mendimeve”, tha Baçi në një intervistë televizive.
Luan Baçi, tha se vendimi për bojkot në kuvend teksa votohej, ishte një vendim personal dhe nuk e mendoi fare se kush po ikën dhe kush jo. Baçi i mëshon deklaratës së mëhershme se Basha dhe Rama kanë bërë marrëveshje përpara votimit.