Policia i vihet pas gruas shqiptare në aeroportin e Stambollit, çfarë iu gjet në çantën e mbuluar me rroba

Shqipëria

Policia i vihet pas gruas shqiptare në aeroportin e Stambollit, çfarë iu gjet në çantën e mbuluar me rroba

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 10:24
Fatime Reçi

Policia turke ka arrestuar një grua shqiptare në aeroportin e Stambollit.

Kjo pasi në kontrollin që iu bë në valixhe iu gjetën 3 kg ar me vlerën e 2.5 milionë lirave, të padeklaruar në doganë.

Përveç kësaj në çantë iu gjetën një sasi bizhuterish. Shqiptarja u identifikuar nga policia si Fatime Reçi.

Bizhuteritë iu gjetën në çantën që mbante rreth belit dhe e kishte mbuluar me rroba.

Asaj iusekuestruan  3 kg e 117 gram flori me vlerë tregu 2 milionë e 500 mijë lira, 14 ora dore, të markave të ndryshme, me vlerë tregu 565 mijë lira, bizhuteri ari, unaza vathë, rreth 588 gram me vlerë tregu afërsisht 352 mijë lira  si dhe monedha apo shufra të vogla ari.

Image
Arrestimi i Fatime Reçit

Policia sekuestroi sasinë e arit ndërsa Fatime Reçi është lënë e lirë me kusht nga gjykata turke. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat