Fermerët e Devollit i "zunë" derën sot drejtorisë së Bujqësisë Devoll së bashku me mjetet e tyre.
Ata kanë dalë në protestë për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe plehrave kimike.
Në shenjë simbolike fikën mjetet.
Çmimi i naftës ditët e fundit në Korçë ka arritur në 198 lekë të reja, ndërkohë sipas fermerëve disa lloje të plehrave kimike, të cilat janë të domosdoshme për ta, janë dyfishuar në çmim.