Lëvizja e Re e Arian Galdinit ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ për mosregjistrimin e kandidatit të saj për kryetar të bashkisë së Durrësit Jonid Nano.
Nano nuk është regjistruar, pasi sipas KQZ partia Lëvizja e re nuk ka mandat në këshillin Bashkiak të Durrësit.
KQZ nuk ka njihur vetëdeklarimin e këshilltares Alneida Rroshi, e cila mbështet kandidatin e LRE me argumentin se nuk përmbush kushtin ligjor.
Por LRE pretendon se në nenin 63, pika 3 të kodit zgjedhor të ndryshuar nuk kërkohet që zotëruesi i mandatit të këshillit bashkiak ti përkasë subjektit zgjedhor të cilin ai e mbështet por që zotëruesi i mandatit bashkiak të ketë të paktën 6 muaj që e zotëron atë mandat.