Afera e inceneratorëve/ Basha: Shqiptarëve u janë grabitur miliona euro, sot është e qartë për të gjithë se…

Shqipëria

Afera e inceneratorëve/ Basha: Shqiptarëve u janë grabitur miliona euro, sot është e qartë për të gjithë se…

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 12:18
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se afera e incenratorëve i ka kushtuar shqiptarëve 430 milionë euro.

Ne nje deklarate per mediat nga selia e PD-së, Basha u shpreh se java qe vjen do te jete intensive pasi do te merren ne pyetje administratorët.

“Sot është një ditë e ndërmjetme mes disa javëve intesive të hetimit të skandalit të shekullit, dhe nisjes së një jave nga e hanë të marrjes në pyetje të administratorëve të tre skemave të krimit që i ka kushtuar shqiptarëve 430 mln euro, para të cilat i mungojnë shqiptarëve. Ajo që është e qartë sot është sesi përmes skemës së inceneratorëve janë grabitur këto para shqiptareve. Falë punës së anëtarëve tanë, që Rama donte ta sabotonte mund të shohë si janë vjedhur paratë e shqiptarëve për inceneratorë që nuk ekzistojnë”, tha kreu i PD-se.

Më tej Basha u shpreh: A mund t’i kryente një qeveri 17 procedura në 24 orë pa miratimin e Edi Ramës, siç u bë për inceneratorin e Elbasanit?

A mund të paguheshin 35 mln euro për Inceneratori i Tiranës, ku siç e patë nuk ka përfunduar as 50% të projektit dhe janë faturuar punë të pakryera pa dijeninë e Edi Ramës?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat