Basha: Rama me incineratorët që nuk ekzistojnë u ka grabitur 430 milionë euro qytetarëve

Shqipëria

Basha: Rama me incineratorët që nuk ekzistojnë u ka grabitur 430 milionë euro qytetarëve

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 12:26
Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë para mediave ditën e sotme duke denoncuar atë që e quan si skandali me aferën e inceneratorëve.

Basha tha se ka nisur një jave intensive qysh nga e hëna pas marrje në pyetje të administratorëve të 3 skenave të krimit dhe iu kanë marrë shqiptarëve miliona euro.

Sipas tij, i janë grabitur rreth 430 milionë euro qytetarëve, dhe falë komisionit hetimor, që Edi Rama donte ta sabotonte një gjë e tillë është bërë e qartë tashmë.

Basha: Sot është një ditë e ndërmjetmeve mes disa javëve intensive të skandalit të shekullit, skandalin e inceneratorëve. Nisjen e një jave intensive të hënën, të marrjes në pyetje të administratorëve të 3 skenave të krimit dhe iu kanë marrë shqiptarëve miliona euro. Para që i mungojnë familjeve shqiptare, shëndetësisë për të trajtuar rastet e pandemisë apo sëmundje. Ajo që është e qartë se si i janë grabitur qindra mijëra euro qytetarëve, është falë komisionit hetimor, që Edi Rama donte ta sabotonte. 430 milionë euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë.

A mund t’i kryejë një qeveri 17 procedura brenda një dite të vetme pa miratimin e Kryeministrit siç ishte rasti i Elbasanit? A mund të paguheshin 35 mln euro për inceneratorin e Tiranës, ku siç e patë nuk është bërë asgjë. Kandidatja aktuale e bashkisë Durrës nga PS, Ermiriana Sako, ka firmosur një tender me vlerë 10 mln euro që ia bën dhuratë kompanisë së inceneratorëve Tiranë. Një tender që i jepet drejtë për drejtë kompanisë që ka marrë 430 mln euro nga xhepat e shqiptarëve. Miliona euro kanë shkuar për inceneratorin e Fierit, që siç e patë nga inspektimi i deputetëve tanë, nuk kryhej as diferencim, as riciklim dhe as incenerim. Inceneratori Fierit ishte thjeshtë një fasadë që nuk funksiononte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat