“Nesër thirren si dëshmitarë 3…”, paralajmërimi i Tabakut

Shqipëria

“Nesër thirren si dëshmitarë 3…”, paralajmërimi i Tabakut

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 13:01
Jorida Tabaku

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku tha se nesër do të merren në pyetje 3 administatorët e inceneratorëve të Tiranës, Elbasanit dhe të Fierit.

“Dëshmitarët e parë janë 3 administatorët. Dëshira jonë do të ishte që të ishin 3 pronarët, që janë në kërkim.

Nëse nuk paraqiten, me të gjithë forcën që me jep ligji, me Policinë e Shtetit do ta zbatojnë procedurën.

Kushdo që i del në mbrojtje abuzimit, jemi të hapur që t’i çojmë para drejtësisë.”, pohoi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat