Partia Demokratike ka sulmuar kandidatin e Berishës në Dibër. Sipas PD, kandidatët e Shtëpisë së Ilirit, nuk përfaqësojnë demokratët.
"Ata përfaqësojnë korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë".
PD, thotë se dibranët e dinë mirë se si gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, nuk çoi para drejtësisë ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës që blenë dhe shantazhuan dibranët për vota.
"Demokratët dhe qytetarët dibranë, janë poshtëruar nga Berisha dhe Meta, të cilët përzgjodhën si kandidat pikërisht burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila përveç Dosjes "184", nuk i ka dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimeve penale, si dhe nuk ka kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime të bëra nga qytetarët dibranë, duke i lënë ata pa drejtësi për hallet e tyre".
PD thtë se demokratët dhe qytetarët dibranë nuk mund të pranojnë kurrë njerëz të tillë.
"Ata e dinë se nëse zgjedhim Berishën dhe Metën, mbajmë Ramën".