Peshkonin pa leje nga skafi pa letra, nën hetim dy vëllezër në Ksamil

Shqipëria

Peshkonin pa leje nga skafi pa letra, nën hetim dy vëllezër në Ksamil

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Dy shtetas janë vënë nën hetim për peshkim të jashtëligjshëm në zonën e Ksamilit.

Shtetasi me iniciale E.Sh.,së bashku me vëllanë, shtetasin me iniciale S. Sh, kishin dalë për peshkim pa njoftim si dhe nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm për të ushtruar aktivitetin e peshkimit dhe nuk dispononin asnjë dokument për mjetin lundrues.

Dy vëllezërit janë  proceduar penalisht për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”, ndërsa skafi është sekuestruar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat