Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën shqiptare: Ky do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë

Shqipëria

Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën shqiptare: Ky do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 17:04
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela beson se Lulzim Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë.

Sipas tij, largimi i Sali Berishës nga Partia Demokratike i jep një mundësi kësaj force politike të grupohet dhe thithë Brenda saj të djathtën klasike që deri tani nuk e votonte atë pikërisht për shkak të ish-kryeministrit.

“Eliminimi i Saliut krijon rigrupimin e të djathtës. Neo komunizmin në të djathtën shqiptare e ka futur Berisha. PD-ja që drejtohet nga Basha është person juridik, të tjerat janë fantazma. Veprimet e Saliut janë juridikisht të pavlefshme. Ku do jetë fitimi I PD-së që do drejtohet nga Basha i cili po e merr veten?

E djathta ka abstenim të madh në votime. E djathta klasike nuk voton për Saliun. Tani ky abstenim do vijë dhe do ti japë vlerë të re PD-së që do drejtohet nga fluksi i Bashës dhe Basha duhet të formojë një fluks të nivelit të lartë intelektual”, u shpreh Ngjela për News24.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat