Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri apeloi sot qytetarët të vaksinohen duke e konsideruar vaksinën armën më të mirë për t’u mbrojtur nga virusi Sars-Cov-2.
“Vaksinat ndaj COVID-19 janë po aq të sigurta sa vaksinat e tjera”, bën të ditur ISHP.
Në total deri tani janë kryer 2,657,633 vaksinime anti-COVID.
Numri i vaksinimeve të raportuara, përfshin edhe vaksinimet e qytetarëve shqiptarë të kryera jashtë vendit dhe që janë të regjistruara në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri, ose jashtë vendit.