Një tjetër vrasje ka tronditur sonte Shkodrën.
Prek Tonaj 46 vjeç u qëllua me kallashnikov.
Mësohet se ai ka qenë në qendër të fshatit Grudë në momentin që një person i maskuar e ka qëlluar me brenshëri.
Tonaj ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.
46-vjeçari punonte në Ujësjellësin e Shkodrës.
Nuk dihet nëse nëse viktima kishte konflikte me ndonjë person apo gjithçka ka ardhur pas një sherri momental.