Tre shqiptarë nga Kosova janë ndaluar në aeoroportin e Rinasit pasi me dokumente të falsifikuara, tentuan të kalonin tranzit kufirin në Rinas, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, pasi ishin pajisur me viza gjermane dhe belge të falsifikuara” thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
Operacioni u kodua “Transit” dhe të arrestuar në flagrancë janë
- B. H., 49 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, Kosovë;
- L. B., 21 vjeç, lindur dhe banues në Ferizaj, Kosovë;
- V. Gj., 36 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, Kosovë.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.