Agjencia e Mbikqyrjes Policore bën arrestimin e parë, pranga efektivit, shtyu të miturin të vidhte

Shqipëria

Agjencia e Mbikqyrjes Policore bën arrestimin e parë, pranga efektivit, shtyu të miturin të vidhte

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 12:51
Ilustrim

Agjencia e Mbikqyrjes Policore bën arrestimin e parë që prej nisjes nga puna dhe shkrirjes së SHÇBA.

Në pranga ka rënë një punonjës i policisë në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, shtetasi Rei.P, 25 vjeç, me gradën Inspektor në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme me emërtesë “Trupë Shërbimi”.

Arrestimi i tij u krye bazuar në kallëzimin e shtetases G. M., të cilës më datë 1 shkurt i është vjedhur një send personal në rrugën “Brigada e VIII”, Tiranë.

Pas veprimeve hetimore nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6 është gjetur dhe sekuestruar sendi i vjedhur në mjetin "Opel Corsa", në pronësi të punonjësit të policisë R. P., ndërsa autor i vjedhjes ka rezultuar të jetë shtetasi i mitur E. K. (proceduar).

Nga hetimet ka rezultuar implikimi i punonjësit të policisë në drejtim të shtytjes së të miturit në krimin e vjedhjes dhe bashkëpunimin e tij.

Në këto kushte, punonjësi i policisë R. P. u arrestua në flagrancë për veprat penale të  “Vjedhjes” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga  Neni 134 dhe 25, “Shtytja e të miturve në krim” dhe  “Përgjegjësia e bashkëpunëtorëve”, parashikuar nga nenet 129 dhe 27 të Kodit Penal.

Materialet hetimore do dërgohen pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat