Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të mbledhë ditën e sotme Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Mësohet se Këshilli e Sigurisë Kombëtare do të mblidhet në orën 16:00, për zhvillimet në Ukrainë.
Kujtojmë se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të thirrur nga Kreu i Shtetit nuk do të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.
Të cilët ndodhen në SHBA, ku do të marrin pjesë në Këshillin e Sigurisë të OKB