Sherri mes tre personave përfundon me një të ri në spital

Shqipëria

Sherri mes tre personave përfundon me një të ri në spital

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Një person nga Fani i Mirditës ka mbërritur me urgjencë në Spitalin e Rrëshenit.

Burime për gazetaren Vera Deda bëjnë të ditur se i riu ka mbërritur me plagë të rënda në kokë. Mësohet se shkak është bërë një konflikt mes tre personash.

Pikërisht një prej tyre është edhe i riu që ka përfunduar në spital me plagë në kokë.

Ndërsa dy personat e tjerë janë shoqëruar në komisariatin e Rrëshenit për të dhënë dëshmi në lidhje me konfliktin. Policia po merret me hetimin e kësaj ngjarjeje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat