Gjykata e Tiranës shtyn seancën për regjistrimin e ndryshimeve të Bashës në statutin e PD.
Seanca e radhës për ndryshimet në statutin e PD të miratuar në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit është caktuar me 18 shkurt, ora 14:00.
Mësohet se seanca është shtyrë me kërkesë të përfaqësuesit të palës kërkuese, pra PD-së.
Gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen është Blerina Muça.