Gjykata e Tiranës shtyn seancën për regjistrimin e ndryshimeve të Bashës në statutin e PD.
Seanca e radhës për ndryshimet në statutin e PD të miratuara në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit është caktuar me 18 shkurt, ora 14:00.
Mësohet se seanca është shtyrë me kërkesë të përfaqësuesit të palës kërkuese, pra PD-së.
Indrit Sefa, në cilësinë e përfaqësuesit ligjor pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë(Dhoma Civile) caktuar nga PD për ndryshimet statutore të 17 korrikut nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësor.
Për shkak se Sefa kandidon për postin e kreut të Bashkisë së Lushnjes në zgjedhjet e pjesshme vendore, ai ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të angazhimit të tij në fushatën e zgjedhjeve të pjesshme elektorale.
Gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen është Blerina Muça.