Gjykata shtyn seancën për regjistrimin e ndryshimeve në statutin e PD

Shqipëria

Gjykata shtyn seancën për regjistrimin e ndryshimeve në statutin e PD

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 14:35
Lulzim Basha

Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën e planifikuar për regjistrimin e ndryshimeve të Bashës në statutin e PD.

Përfaqësuesi i PD, Indrit Sefa, njëherësh kandidat për zgjedhjet e 6 marsit në Lushnje ishte ai që kërkoi që seanca të shtyhet.

Me arsyetimin se nuk mund të jetë i pranishëm pasi ishte shumë i zënë me fushatën.

Gjykata e Tiranës caktoi 15 shkurtin si datën për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për ndryshimin e statusit të partisë në Kuvendin e 17 korrikut 2021.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat