Është publikuar lista e kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Aplikimi për vendin vakant bëhet pas mbarimit të mandatit të gjyqtarit Altin Binaj.
Lista e kandidatëve është:
1- Ardita Buna( Alsula)
2- Ardian Dvorani
3- Arta Vorpsi
4- Besnik Dervishi
5- Elca Miha
6- Gent Ibrahimi
7- Juliana Latifi
8- Mariana Semini( Tutulani)
9- Maksim Qoku
"Kuvendi i Shqipërisë, pasi u njoh me njoftimin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, për mbarimin e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, z. Altin Binaj, bazuar në nenet 125, 127, pika 1, shkronja “b”, 179 të Kushtetutës, nenet 7, pika 2, 7/a, 7/c, dhe 7/dh, pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,
Shpalli më datën 16.01.2022, hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant (vakancë e plotë me mandat 9-vjeçar) për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës të krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit të mandatit të anëtarit z. Altin Binaj, në datën 02.05.2022, shpallur me vendimin nr. 41, datë, 22.12.2021, të Gjykatës Kushtetuese. "- thuhet në njoftim