Nis në DASH takimi i kryeministrit Rama me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken

Shqipëria

Nis në DASH takimi i kryeministrit Rama me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 19:48
Foto nga takimi

Ka nisur në SHBA takimi i kryeministrit Edi Rama me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken. Ky takim kokë më kokë mes dy zyrtarëve është parashikuar që të zgjasë rreth 45 minuta.

Ky takim i Ramës vjen pas vendimit se SHBA dhe vendi ynë të jenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Takimi i datës 15 shkurt do të jetë takimi i dytë mes Edi Ramës dhe Antony Blinken, pas atij të 13 qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.

Përveç Këshillit të Sigurimit dhe takimit me sekretarin e shtetit, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve.

Rama takoi dje në SHBA, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres.  Kreu i qeverisë publikoi edhe pamjet nga takimi, ndërsa shkuan në “Facebook” se Shqipëria sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara.

“New York, selia e Kombeve të Bashkuara – Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat