Edi Rama ka mbajtur bashkëbisedim me gazetarët nga Washingtoni, ku është pyetur për tensionin në Ukrainë dhe për planin e qeverisë shqiptare.
Pyetje: Nëse përshkallëzohet situata në Ukrainë, a ka një plan qeveria shqiptare?
Edi Rama: Nuk kemi probleme të kësaj natyre. Ministria e Jashtme i ka marrë të gjitha masat, kemi disa qytetarë shqiptarë që kontribuojnë në misionin e monitorimit se ky është roli i monitorimit dhe e përsëris që ne jemi shumë të nderuar dhe shumë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e pozicionit të ri që kemi marrë në arenën ndërkombëtare, gjë që e ndjejmë dhe nga rritja marramendëse e intenistetit të kontakteve të tjerëve me ne, ndërsa nga ana tjetër e dimë shumë mirë pozicionin tonë.
Të gjithë ato që kemi për ti thënë i themi kur jemi në kushtet e diskuitimit të brendshëm, por në qëndrimet tona publike jemi të njesuar me SHBA dhe si bashkëpenëmbajtës në Këshillin e Sigurimit që është një rol shumë i madh për ne, ne sigurisht jemi edhe më të vdetëdijshëm për pozicionin.