Influencim nga faktorë të jashtëm? Rama nga Washingtoni: Shpallja ‘non grata’ e Berishës është meritë e tij

Shqipëria

Influencim nga faktorë të jashtëm? Rama nga Washingtoni: Shpallja ‘non grata’ e Berishës është meritë e tij

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 11:24
Edi Rama

Edi Rama ka mbajtur bashkëbisedim me gazetarët nga Washingtoni, ku nuk ka munguar pyetja për Berishën që është shpallur non grata nga SHBA.

Edi Rama: Shpallja non grata e Berishës është meritë 100% e Berishës. SHBA thjesht e kanë konfirmuar me vendimin e tyre për të gjitha arsyet që e kanë shpallur non grata.

Të thuash që mund të influencohet nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre është të akuzosh se SHBA janë shtet pa dinjitet, pa seriozitet.

Kjo është diçka jashtë realitetit dhe mendime që merren me procese të mirë përcaktuara. Nëse SHBA do të merreshin me këto gjëra do ishin peng i diktaturave por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka si të ndodhë se SHBA kanë tjetër themel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat