Zgjedhjet e 6 marsit/ Rama për Bashën: Si gjithmonë, do i qëndrojë besnik profilit të vet duke humbur

Shqipëria

Zgjedhjet e 6 marsit/ Rama për Bashën: Si gjithmonë, do i qëndrojë besnik profilit të vet duke humbur

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 11:56
Basha, Rama

Në bashkëbisedimin me gazetarët në SHBA, kryeministri Edi Rama ka komentuar zgjedhjet e pjesshme që do të mbahet më 6 mars duke thënë se Lulzim Basha do i qëndrojë besnik profilit të humbësit.

“Lulzim Basha nuk fiton dot asgjë asnjëherë në asnjë rast. Si ka humbur gjithmonë do i qëndrojë besnik profilit të vet duke humbur përsëri”, tha Rama.

Sa i përket aleancës mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, Rama tha: “Aleanca mes Berishës dhe Metës është në veprim dhe do intensifikohet në vijim sa më shumë.

Të përkufizohet ngjashmëria e tyre në raport me planetin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat