Një pronar lokali dhe kamarieri i tij janë arrestuar nga policia në Kavajë.
Blutë bëjnë me dije se u arrestua G. C., 30 vjeç, banues në Golem, Kavajë, pronari i lokalit, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara", "Përshtatja e lokalit për përdorim droge", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Punësimi i paligjshëm" dhe A. Sh., 17 vjeç, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Organizimi i lotarive të palejuara".
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi M. B.
Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë pasi në lokalin në pronësi të shtetasit G. C., shtetasi A. Sh., i punësuar si kamerier, i ka shitur një sasi lënde narkotike shtetasit M. B.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në aparatit celular të shtetasit A. Sh. u gjetën programe për lojëra fati.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.