Berisha komenton vizitën e Ramës në SHBA: Shkoi për të lobuar Vuçiç, jo për interesat e vendit

Shqipëria

Berisha komenton vizitën e Ramës në SHBA: Shkoi për të lobuar Vuçiç, jo për interesat e vendit

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 18:19
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në takimin me banorët e Katundit të Ri në Durrës ku dhe ka prezantuar dhe kandidatin për Durrësin, ka komentuar dhe vizitën e Edi Ramës në SHBA.

Në fjalën e tij, ai tha se Rama shkoi atje për të lobuar Aleksandër Vuçiç dhe jo për interesat e qytetarëve shqiptarë.

Sali Berisha: Ballkani i Hapur është një goditje e madhe. Në vetvete është vendosje e hegjemonisë serbe në rajon. Ballkanin e Hapur nuk e firmos as Kosova dhe as Mali I Zi. Ballkanin e Hapur e firmos Rama që s’ka asnjë metër kufi me Serbinë.

Lajmi që solli nga vizita ne SHBA ishte se SHBApërkrahin Ballkanin e Hapur. Sikur shkoi atje për të lobuar për Vuçiç dhe jo për interesat  kombëtare shqiptare. Çka nuk u tha në komunikatën e SHBA. Ramën e ka kap Vuçiç për zverku. Ky është një anti-shqiptar i mirëfilltë. Kjo votë duhet të jetë votë shprese dhe ndryshimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat