Shkarkohet nga detyra drejtori i AKU-së Gjirokastër, Armand Hilaj.
Burimet bëjnë me dije se shkak është bërë denoncimi i bërë nga Ora Investigim për kosin me fekale që tregtohej nga subjekti Gjirofarm.
Kosi "Gjirofarm" i tregtuar gjerësisht ne vend ka rezultuar të jete me prezencë fekalesh. Kjo u vërtetua pas mostrave të marra për analizim nga AKU.
Më konkretisht me ngarkesë të lartë mikrobike ka rezultuar kos lope natyral "Gjirofarm", 190 gram me 2.2 dhe 3.8% yndyrë.
Me problem është konstatuar edhe kosi i deles "Gjirofarm" 300gram.