Një defekt teknik në kaldaja ka shkaktuar panik tek nxënësit e shkolles “Jan Kukuzeli’ në Durrës.
Nxënës dhe mësues braktisën menjëherë klasat duke dalë në oborrin shkollës, raporton korespondenti i Panorama.
Ndërkohë, pas disa minutash ndërprerje, procesi mësimor vazhdoi normalisht.
Ajo që u konstatua ishte fakti se kaldaja nuk ka djegur mirë peletin dhe për pasojë, dhoma ku ndodhet kjo kaldajë është mbushur me tym.
Situata u normalizua brenda disa minutash.