Salianji: Persona të shpallur në kërkim nga Spanja, përdoren nga PS për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit

Shqipëria

Salianji: Persona të shpallur në kërkim nga Spanja, përdoren nga PS për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 12:13
Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji këtë të enjte deklaroi se disa persona të shpallur në kërkim nga Spanja të cilët janë akuzuar apo dhe dënuar për krime, punojnë në fushatat zgjedhore për Partinë Socialiste.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Salianji theksoi se për disa persona që ka një kërkesë për ekstradim, atyre u bëhet presion që të punojnë për PS-së.

“Ne eksportojmë krim në Evropë dhe e mbrojmë. Ka pas 25 kërkesa tha ministri i Drejtësisë nga Spanja për ekstradim, pra njerëz që rrinë e jetojnë këtu një pjesë i përdorni për fushatë duke ua çuar kërkesat e ekstradimit, por i thoni nuk iu ekstradojmë vetëm punoni për PS”, tha ai.

Sipas tij, e njëjta taktikë po përdoret edhe për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat