Ngjela paralajmëron ‘tërmet’ politik në Shqipëri: Do ketë shumë të arrestuar

Shqipëria

Ngjela paralajmëron ‘tërmet’ politik në Shqipëri: Do ketë shumë të arrestuar

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 00:35
Spartak Ngjela

Avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet se në Shqipëri do të zbatohet plani i Kroacisë, ku u arrestuan 1 mijë persona për korrupsion, përfshirë edhe kryeministrin.

“Kemi rastin e Kroacisë dhe e di shumë mirë. Kam parë se kemi ecur njësoj si ata dhe këtu është thelluar. 1 mijë të arrestuar në Kroaci për korrupsion me gjithë kryeministrin.

Dimë që reforma e Kroacisë u implementua në Shqipëri. Atje janë 1 mijë, por këtu korrupsioni është më banal. Problemi qëndron, këtu e ka marrë në dorë Uashington.

Pse e ka ndërtuar prokurorinë dhe gjykatën e posaçme për dafina?” deklaroi avokati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat