Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së: Ju tregoj mesazhin që Basha u dha dy kryetarëve të LSI!

Shqipëria

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së: Ju tregoj mesazhin që Basha u dha dy kryetarëve të LSI!

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 16:31
Lulzim Basha

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Blendi Sulaj teksa foli lidhur me takimin e Lulzim Bashës në Shkodër, ku prezantoi kandidatin demokrat për bashkinë, Xhemal Bushati tregoi se kryedemokrati u dha mesazh dy kryetarëve të LSI-së “Berisha dhe Meta” se Partia Demokratike në Shkodër do i hedhë në Bunë, Ramën dhe politikanët e vjetër.

Më tej anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së thekson se vota për PD-në, mundëson dhënien fund të politikës së vjetër në vendin tonë.

“Lulzim Basha i jep mesazhin e sakte dy kryetareve te LSI (Berisha & Meta).Partia Demokratike ne Shkoder do hedhi ne Bune,Ramen dhe politiken e vjeter.

Votoni PD per te ardhmen dhe na jepni mundësinë qe ti japim  fund politikes vjeter ne vendin tone”, thekson Blendi Sulaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat