Teksa kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri turistik, operatorët në Vlorë ngritën shqetësimin për ndarjen e plazheve që ndër vite është bërë shkak konfliktesh.
Duke fajësuar Ministrinë dhe Bashkinë e Vlorës, ata kërkuan marrjen e masave në kohë, në mënyrë që të mos krijohet situata e vitit të kaluar që në Velipojë prodhoi tragjedi me 4 viktima.
Dështimi i institucioneve qendrore e lokale me ndarjen e plazheve vitin e kaluar, shkaktoi përplasje mes bizneseve në të gjithë vijën bregdetare, të cilat në Velipojë përshkallëzuan deri në një masakër me 4 viktima.
Duke u nisur nga problematikat e së shkuarës, operatorët turistikë të Vlorës i kërkuan Ministrisë së Turizmit që këtë verë të marrë masat në kohe për të shmangur problematikat.
“Të gjitha mbeturinat janë të gjitha tuajat. Ka mundësi që ne t’ju vëmë një gjobë ju.”
Të mbledhur për bashkërendimin e përgatitjeve për menaxhimin e sezonit turistik, operatorët e jugut ngritën si shqetësim edhe rishikimin e planit urbanistik të Radhimës.
“Gjoja për një projekt që do të niste së shpejti dhe akoma nuk po bën.”
“Plani aktual është shumë i deformuar.”
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, theksin e vuri tek menaxhimi i mbetjeve dhe aplikimi në kohë për stacionet e plazhit.
Kumbaro: Përfitoj nga ky koment për të bërë thirrje të gjithë operatorëve turistikë detarë për tu paraqitur pranë ministrisë për tu pajisur me cerfikatën detare, pas të cilën nuk do të lejohen të qarkullojnë në sezonin veror.
Operatorët turistik të Vlorës më herët kanë kërkuar që sezoni i ri të nisë në 16 prill dhe jo në një 1maj, siç ka vendosur Ministria e Turizmit.