Policia ka identifikuar 4 të mitur si autorë të dyshuar të dhunimit të Kalasë së Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së 20 shkurtit dhe u konstatua mëngjesin e së dielës nga punonjësit e kalasë, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Burime pranë policisë së Lezhës bëjnë me dije se të miturit e përdornin oborrin e Kalasë për te luajtur me top, ndërsa së fundmi, roja nuk i ka lejuar që të futen pa prere biletat.
Katër të miturit nga mosha 13 deri ne moshën 15 vjeç, kanë gjetur rastin kur në zyrën e informacionit nuk ndodhej njeri, dhe kane shtyrë shkëmbinjtë nga muret e kalasë duke i hedhur.
Te miturit janë marrë në pyetje në komisariatin e policisë së Lezhës në prani te psikologut dhe me pas janë lënë të lirë.
Specialisti i Monumenteve të Kulturës, Ded Margjoni tha se dëmi është i konsiderueshëm.
Në këtë Monument Kulture mungon roja gjatë natës, çka mund të ndalonte një fenomen të tillë.