PD padit Kuvendin në Kushtetuese: Anëtarët e rinj të KLP, të paracaktuar

Shqipëria

PD padit Kuvendin në Kushtetuese: Anëtarët e rinj të KLP, të paracaktuar

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Partia Demokratie padit Kuvendin e Shqipërisë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me caktimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sipas PD, anëtarët e KLP janë të paracaktuar nga mazhoranca socialiste.

“Kuvendi shkeli Kushtetutën dhe ligjin në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke bërë proces fiktiv shorti, ku për dy vende vakante në “short” u hodh vetëm një kandidat!”, thuhet në reagimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

REAGIM I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

Mazhoranca paracakton anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kuvendi shkeli Kushtetutën dhe ligjin në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke bërë proces fiktiv shorti, ku për dy vende vakante në “short” u hodh vetëm një kandidat!

PD do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e sotëm antikushtetues. Drejtësia e pavarur është element kyç për shtetin ligjor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat