Ka nisur në Komisionin Hetimor për Inceneratorët marrja në pyetje e ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Seanca nisi me një pyetje të anëtarit të Partisë Demokratike në komision, Helidon Bushati, i cili e pyeti ministren Balluku nëse ajo do ta firmoste sot një kontratë koncesionare si ajo e ndërtimit të impianteve të përpunimit të mbetjeve.
Ministrja Balluku refuzoi t’i përgjigjej një pyetje të tillë, pasi sipas saj nuk ishte thirrur në komision për të dhënë mendimet dhe opinionet e saj.
Pjesë nga diskutimet:
Helidon Bushati: Tashmë jeni autoritet kontraktor, por nëse do të zhvillohej një procedurë e tillë ju do ta kalonit një kompani pa asnjë lloj eksperience, ku ndërtimi bëhet me fondet publike? Ju sot do ta kaloni një procedurë të tillë?
Belinda Balluku: Zoti Bushati unë pyetjen tuaj e konsideroj orientuese dhe politike. Nuk shikoj që pritet nga unë ndonjë përgjigje për këtë pyetje, përveç faktit që ju e thoni këtë për ta dëgjuar publiku.
Kështu që nuk do të jap një përgjigje pasi besoj se ju këtu nuk kërkoni mendimin tim.