Hetimi parlamentar për inceneratorët/ Dëshmojnë në komision kryetarja e bashkisë Durrës dhe ministrja e Infrastrukturës

Shqipëria

Hetimi parlamentar për inceneratorët/ Dëshmojnë në komision kryetarja e bashkisë Durrës dhe ministrja e Infrastrukturës

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 19:45
Hetimi parlamentar për inceneratorët

Anëtarët socialistë të komisionit parlamentar hetimor për inceneratorët do të kallëzojnë penalisht Jorida Tabakun pasi sipas tyre ka kryer dy vepra penale, duke ushtruar presion tek sistemi i drejtësisë.

Ndërkohë, në komision ka raportuar edhe kryetarja e bashkisë së Durrësit Emirana Sako.

Pasi sqaroi pozicionin e saj, ku tha se ka zbatuar vetëm ligjin, u largua nga komisioni para kohe, pasi pretendoi se anëtarët e Partisë Demokratike të këtij komisioni e ofenduan.

Gjatë orëve të pasdites raportoi në komisionin e inceneratorëve edhe ministrja e Infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku e cila sqaroi pozicionin e saj në këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat