Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti sot

Shqipëria

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti sot

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

 Vendi ynë këtë të martë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Hera herës do ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Ne relievet malore në lartësi 400 metër në verilindje dhe 800 metër në juglindje reshje bore me intensitet të ulët e mesatar. Në pjesën e dytë të ditës në veri dhe pjesërisht në qendër do të ketë edhe intervale kthjellimi.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1- 8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pas mesdite era kthen drejtim veri-verilindje dhe intensifikohet deri 18-25 m/sek, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 4-6 ballë.          

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat