Tetë punonjës policie kanë pësuar lëndime trupore këtë të martë gjatë përplasjes me banorët e “5 Majit”, të cilët kundërshtojnë prej javësh tashmë shembjen e shtëpive.
Gjatë rezistencës së banorëve të”5 Majit” janë dëmtuar në detyrë pesë punonjëse të Policisë së Shtetit dhe 3 punonjës të Policisë Bashkiake.
Ata kanë marrë dëmtime nga sende të forta dhe lëndë djegëse dhe ndodhen në Spitalin e Traumës duke marrë ndihmën mjekësore.
Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona në komisariat.