Aksident në Bulqizë, makina përplaset me furgonin

Shqipëria

Aksident në Bulqizë, makina përplaset me furgonin

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur “Pishat”.

Aty janë përfshirë dy makina, një furgon pasagjerësh dhe një makinë tip fuoristradë, fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet.

Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë, por nuk përjashtohet edhe humbja e kontrollit e njërit prej drejtuesve të automjeteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat