“Jo luftë”, protestohet para Ambasadës së Rusisë në Tiranë

Shqipëria

“Jo luftë”, protestohet para Ambasadës së Rusisë në Tiranë

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 18:34
Pamje nga protesta

Qytetarë të shumtë janë mbledhur para Ambasadës së Rusisë në Tiranë për të protestuar kundër sulmeve ruse në Ukrainë.

“Jo luftë” dhe “Solidaritet me popullin ukrainas”, janë disa nga pankartat që po mbajnë në duar protestuesit.

Kujtojmë se Vladimir Putin e urdhëroi në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës nisjen e ofansivës në Ukrainë, dhe granatat e raketat e para u lëshuan vetëm disa minuta më vonë.

Sirenat e emergjencës gjëmuan në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat