Berisha në Shkodër: Nëse Rama dhunon zgjedhjet e 6 marsit, do të përballet me revolta

Shqipëria

Berisha në Shkodër: Nëse Rama dhunon zgjedhjet e 6 marsit, do të përballet me revolta

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 12:19
Sali Berisha

Gjatë një konference për shtyp në Shkodër, Sali Berisha paralajmëroi Edi Ramën që të mos cënojë zgjedhjet e 6 marsit në të kundërt do të përballet me revolta të mëdha. 

“Së pari, ne jemi pjesë e e procesit zgjedhor. Do ta ndjekim me interes maksimal. Siç e shikoni, bëjmë një fushatë intensive në respekt të qytetarëve, të zgjedhësve dhe në rast se Edi Rama dhunon zgjedhjet do të përballet edhe më shumë me revolucionin tonë paqesor demokratik. Ne i konsiderojmë këto zgjedhje, stad i revolucionit paqësor demokratik", tha Berisha.

Ai tha se nuk ka kundërshtuar kurrë rezultatin që del nga vota e lirë dhe demokratike.

"Nuk kam kundërshtuar kurrë dhe s’do të kundërshtoj kurrë rezultatet që dalin nga vota e lirë; ka kundërshtuar, por me efiçensë, rezultatet që kanë dalë nga dhunimi i votës dhe në rast se ju kujtohet në vitin 2001, raporti i ODIHR u përmbys për shkak të dokumentacionit të shumë që paraqitën ne dhe e shkroi vetë ODIHR që opozita paraqite dokumente të pakundërshtueshme për ç’ka e ndryshoi raportin”, përfundoi fjalimin Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat